Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar që klubi “me të vërtetë e pëlqen” mesfushorin e Arsenalin, Aaron Ramsey.
Ramsey bëhet një agjent i lirë në fund të sezonit dhe derisa bisedimet për një kontratë të re katër vjeçare për uellsianin janë zhvilluar që një kohë, Arsenali tani ka vendosur për tu tërhequr për arsye futbollistike dhe financiare, transmeton portali arbresh.info.
Shumë klube të mëdha evropiane mësohet se janë të interesuara në Ramseyn, përfshirë këtu gjigantët si Bayern Munichu, Juventusi, Interi dhe Real Madridi gjatë javëve të fundit.
“Topçinjtë” janë të vendosur për të mbajtur lojtarin në skuadër edhe për pjesën e mbetur të sezonit deri në momentin kur të ofrohet një shumë prej 40 milionë funta për ish lojtarin e Cardiffit.
I pyetur rreth qëndrimit të Juventusit rreth Ramseyt, Paratici tha për ‘Sky Italia’:
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, neve na pëlqen me të vërtetë ai dhe luan për një klub të mrekullueshëm”
“Kontrata e tij është duke skaduar dhe ne jemi gjithmonë të alarmuar me situatat që ofron tregu, prandaj ne gjithashtu jemi alarmuar edhe me Ramseyn”
“E përsëris, për tani ai është një lojtar i Arsenalit dhe ne nuk jemi e vetmja skuadër që dëshirojnë transferimin e uellsianit”
28-vjeçari ka kontribuuar me dy gola dhe gjashtë asistime këtë edicion në Premierë Ligë./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...