Barcelona ka reaguar me shpejtësi ndaj kritikave të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Kloppit, në lidhje me stadiumin Camp Nou.
Para ndeshjes të parë nesër në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve në Barcelonë, Klopp deklaroi se Camp Nou “nuk është tempulli i futbollit”, transmeton portali arbresh.info.
“Camp Nou është një stadium më i madh se i yni, zë më shumë njerëz dhe sigurisht se do të jetë plotë. Por, është vetëm një stadium futbolli, jo një tempull apo diçka tjetër”, ka thënë trajneri gjerman për DAZN.
“Ne duhet të luajmë mirë dhe duhet të shohim se çfarë mund të arrijmë aty”
Si përgjigje ndaj kësaj, Barcelona publikoi një video në rrjete sociale me mbishkrimin “Ky është Camp Nou. Shtëpia jonë. Tempulli ynë. Kalaja jonë”./arbresh.info/
This is Camp Nou?
Our home. Our temple. Our fortress.⚔?
⚽#BarçaLFC
??#WeColorFootball pic.twitter.com/UnmX7GSK80— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 30, 2019
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...