Jurgen Klopp pesimist: Nuk pres që Manchester City të lëshojë pikë

16:05 | 16 Maj 2022

Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për të fituar titullin kampion në Premierligë.

Skuadra e Manchester Cityt aktualisht ka 4 pikë më shumë se “The Reds” të cilët kanë një ndeshje më pak, kurse gjithçka mund të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City në ndeshjen e fundit luan ndaj Aston Villas aty ku do të përballet me legjendën e klubit rival, Liverpool, Steven Gerrad i cili është trajner i Aston Villas.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp para ndeshjes me Southampton ka deklaruar se nuk pret që rivali i tyre, Manchester City të lëshojë pikë në ndeshjen e fundit.

“Nuk pres që City të humbasë pikë, por kjo nuk ka asnjë ndikim në ndeshjen tonë nesër. Nëse gjithçka shkon mirë ne do të shkojmë në ndeshjen e fundit një pikë prapa tyre”, tha Klopp.

Shpërndaje në rrjete sociale