Jose Mourinho pretendon se Lionel Messi nuk e meriton Topin e Artë këtë sezon.
Deklarata befasuese nga trajneri portugez vjen pasi Messi dhe Barcelona u eliminuan në Ligë të Kampionëve nga Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.
Messi shënoi dy herë në fitoren 3 me 0 të Barcelonës në Camp Nou gjatë takimit të parë, por ata u shkatërruan duke u mposhtur 4 me 0 në Angli – gjë që do të thotë se ata duhet të presin për të katërtin vit për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi i ka drejtuar katalunasit drejtë triumfit në La Liga dhe mund së shpejti të siguroj edhe Kupën e Mbretit.
Ai aktualisht është i barabartë me Cristiano Ronaldon me pesë Topa të Artë – një numër rekord.
Por, Mourinho beson se dështimi në një tjetër turne evropian mund të bëjë që pritja për Topin e Artë të gjashtë të zgjas.
“Kam dyshime që e meriton Topin e Artë këtë vit sepse dështoi në Ligë të Kampionëve”, ka thënë ai për RMC.
31-vjeçari aktualisht është favorit për të marrë këtë çmim ndërkohë që me garën më të madhe përballet me mbrojtësin Virgil van Dijk të Liverpoolit./arbresh.info/
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...