Joao Felix insistoi për t’u transferuar te Barcelona. Dëshirë që iu plotësua në fundin e merkatos verore, me sulmuesin portugez që u huazua nga Atletico Madrid në “Camp Nou”.
Pas golit të parë në La Liga me kampionët e Spanjës erdhi edhe dygolëshi kundër Antwerpit në Champions League. Në suksesin 5-0 te Barcelonës, ku u shpall më i miri me dy gola dhe asist.
23-vjeçari, i cili pranoi uljen e pagës për të luajtur me Barçën, e lidh “rilindjen” e tij me trajnerin Xavi, ndërkohë që tregoi edhe çfarë nuk funksionoi me Diego Simeonen tek Atletico.
“Isha i bindur se ky ishte vendi ideal për mua, por nuk e prisja ta filloja kaq mirë me Barcelonën. Shpresoj të vazhdoj kështu.
Më duhej të ndryshoja, të shkoja në një vend ku të luaja futbollin që dua dhe që bëj më së miri. Më është dashur të heq dorë nga shumë para, por ia vlente sakrifica.
Tek Atletico, si dhe tek Chelsea, unë nuk u ndjeva mirë, nuk u përshtata me idetë e klubit dhe trajnerëve.
U përpoqa të bëja më të mirën time, por këtu në Barcelonë është një gjë krejtësisht ndryshe. Xavi më tha që ditën e parë të luaja për t’u argëtuar dhe këtë po përpiqem të bëj“, deklaroi Joao Felix./SS
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”