Sulmuesi i Cremoneses, Jamie Vardy, është shpallur “Lojtari i Muajit” në Serie A për nëntorin, duke u bërë anglezi i parë që e fiton këtë çmim që prej krijimit të tij në vitin 2019.
38-vjeçari la pas emra të rëndësishëm si Maignan, Lautaro Martínez, Neres, Zaniolo që ishin në garë së bashku me të, shkruan Arbresh.info
Ai luajti çdo minutë në katër ndeshjet e muajit, duke qenë vendimtar tek Cremoneses, ku ata i fituan plotë 6 pikë. Performanca më e mirë e tij erdhi në fitoren 3–1 ndaj Bolognas, ku shënoi dy gola.
Me 4 gola në 10 ndeshje, Vardy tashmë ka hyrë në historinë e klubit si lojtari më i vjetër që shënon në Serie A për Cremonesen dhe anglezi i parë që realizon për skuadrën në elitën e futbollit italian.
Ai barazon edhe rekordin e Gianfranco Zolës si lojtari i dytë mbi 38 vjeç që shënon të paktën 3 gola me një skuadër të sapongjitur./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...