Tottenahmi ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit kroat Ivan Perisic, i cili ka nënshkruar për dy vite.
Kroati me përvojë të madhe do t’i bashkohet Tottenami nga 1 korriku pas skadimit të kontratës së tij me Interin, ndërsa ai ka rënë dakord me klubin anglez për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2024.
Ivan e ka nisur karrierën në akademitë e të rinjve të Hajduk Split dhe pastaj ka luajtur te Sochaux dhe KSV Roeselare në Belgjikë.
Në vitin 2009, ai iu bashkua Club Brugge. Ai pastaj luajti në Bundesliga te Borussia Dortmund dhe VfL Wolfsburg.
✍️ We are delighted to announce the transfer of Ivan Perišić.
Welcome to Spurs, Ivan! ?
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 31, 2022
Ai ka luajtur te Interi për disa sezone, ndërsa ishte edhe në huazim te Bayern Munich.
Lojtari ka punuar me trajnerin aktual të Tottenhamit, Antonio Conte, duke fituar titullin në Serie A.
Perisic ka 113 paraqitje për Kroacinë, ka ka shënuar 32 gola.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...