Italia fton edhe një futbollistë për sfidën me Irlandën e Veriut

12:02 | 12 Nëntor 2021
A Z

‘Azzurët’ janë duke u përballur me lëndime të shumta të futbollistëve.

Kombëtarja e Italisë përballet sonte me Zvicrën ndërsa të hënën takohet me Irlandën e Veriut, transmeton lajmi.net.

Për sfidën me Irlandën e Verut ekipit italian do t’i bashkohet edhe futbollisti i Sassuolos, Gian Marco Ferrari.

Ferrari do ti bashkohet ‘Azzurëve’ pas ndeshjes me Zvicrës dhe më pas do të udhëtojë së bashku me ekipin për duelin e radhës.

Ferrari është ftuar në ekip pas lëndimit të Giorgio Chiellini, i i cili ka lënë mangësi në mbrojtjen e ekipit të Roberto Mancinit.

Italia është maksimalisht e fokusuar në sfidën e sotme ndaj Zvicrës, pasi mund të jetë përcaktuese për fatin e tyre në këto kualifikime.

Të ngjashme