Isufi: Për të kaluar Vikingurin duhet t’i kemi 180 minuta më të mirë në histori të klubit

18:20 | 9 Korrik 2025
D.H

Malisheva ka mbajtur konferencën për media në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligën e Konferencës ndaj Vikingurit.

Para mediav ka dal trajneri Bekim Isufi, drejtori sportiv Sami Boroci dhe futbollisti Dren Kryeziu, shkruan Arbresh.info.

Isufi ka folur për eksperincën e tij të kalur në Evropë dhe këtë me Malishevën këtë edicion.

“Ndjenjat ndahen në dy anë, për herë kur paraqitesh, janë ndjenja që nul harrohen, por prap fillon një garë evropiane dhe filloinë emocione tjera, nga aspekti i krahasimit atëherë nuk kemi përvojë dhe eksperiencë, mendoj se kemi përfituar shumë këtë aspekt, prap të jesh në këtë garë është privilegj”.

Më tej ai foli për merkaton dhe largimin e Hazrollajt.

“Klubi nuk po rrin duarkryq, së fundmi është afruar një mbrojtës nga Laçi, me këtë grup që jemi përgatitur tërë vitin do të mundohem të paraqitemi mirë dhe nesër.”

“Është e vështirë të zëvendësohet një lojtar si Drilon Hazrollaj.”

Për fund ai tha se duhen 180 minutat më të mirë në histori për të kaluar Vikingurin.

“Gjendja optimale nuk ka mungesa, mirë kemi kaluar edhe gjatë fazës përgatitore, dhe po themi iemi në gjendje optimale nganjëherë edhe fati ndikon por nga ana jonë jemi përgatitur maksimalisht.”

“Për të kaluar këtë kundërshtarë duhet t’i kemi 180 minuta më të mirë në histori të klubit. Kam besim te këta lojtarë, duhet përgëzuar edhe stafin që ka punuar gjatë gjithë kohës”, tha Isufi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme