Ismet Rexhepi është zgjedhur kryetar i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, pozitë që mbeti vakant pas dorëheqjes së Nehat Çitakut, i cili në letrën dërguar delegatëve të Kuvendit të Federatës ka bërë të ditur se u largua për arsye personale dhe familjare.
Në Kuvendin e Jashtëzakoshëm Zgjedhor, nga 20 delegatët e Kuvendit, të pranishëm ishin 18 sosh dhe votuan unanimisht për Rexhepin
“Ju falënderoj për besimin. Pavarësisht nëse kam qenë kryetar apo në një pozitë tjetër, përkushtimi im ka qenë shumë serioz, ndërsa tash e tutje do të jetë edhe më i madh”.
“Kjo për faktin se, sidomos pas garës në Portugali, qasja ndaj Federatës sonë është shumë më pozitive dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë moment”, ka thënë Rexhepi, pasi u zgjodh kryetar.
“Besoj fuqishëm se, bashkë me të gjithë ju do të arrijmë suksese dhe ndryshime edhe më të mëdha. Do të ndërmarrim veprime kapitale, qoftë në infrastrukturë, organizmin apo pjesëmarrje në më shumë gara ndërkombëtare”, ka përfunduar ai.
Me zgjedhjen e tij kryetar, ai u liruar nga pozita e nënkryetari, në të cilën tash e tutje do të jetë Agron Dida.
Po ashtu u plotësua edhe Bordi, në të cilin me vota u zgjodhën, Blerim Gashi e Gazmend Hoxha, ndërsa Rexhepi shfrytëzoi të drejtën e tij dhe i emëroi tre anëtarët e rinjë, Vjosa Selmanin, Ymer Mavriqin dhe Bahtije Shalën./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë