Ish-ylli i futbollit kinez Li Tie, i cili ka punuar edhe si trajner i kombëtares së meshkujve të vendit, është dënuar me 20 vjet burg, i akuzuar për korrupsion.
Li, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist, ka luajtur si mesfushor për skuadrën e Premierligës angleze, Everton, është i fundit që është dënuar në fushatën gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit të Kinës në sektorin e saj sportiv, dhe në veçanti të futbollit.
Në vitin 2022, pasi ekipi kombëtar i meshkujve të Kinës nuk arriti që të kualifikohej në fazën finale të Kupës së Botës në Katar, agjencia kundër ryshfetit të vendit nisi një hetim të gjerë për ryshfet dhe trukime ndeshjesh në futbollin profesionist kinez.
Li nuk është i vetmi që është dënuar. Në mars, Chen Xuyuan, ish-kreu i federatës të futbollit të Kinës, u dënua me burgim të përjetshëm për korrupsion. /rtsh
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...