Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka këmbëngulur se Lionel Messi nuk mund të largohet nga Camp Nou si lojtar i lirë, përkundër faktit se i ka kërkuar bordit të klubit ta lirojë nga kontrata.
Gaspart theksoi se kontrata e tanishme e Messit me Barçën nënvizon se argjentinasi ka pasur mundësi ta aktivizonte klauzolën e lirimit deri në qershor, gjë që nuk e ka bërë.
Prandaj, sipas tij, Messi mund ta largohet vetëm nëse paguhen 700 milionë eurot e klauzolës së tij nga cilido klub që dëshiron ta blejë.
Por Barcelona mund edhe të pranojë të negociojë për çmimin e Messit me klubet që e duan.
“Messi nuk mund të largohet tani. Ai duhet të largohet në vitin 2021 nëse do”, tha Gaspart për MARCA.
“Unë e kam parë kontratën e tij dhe gjithçka është e qartë. Klauzola e tij mbaroi në qershor dhe nuk ka kthim mbrapa”, shtoi ai.
“Klubi është shefi këtu e jo lojtari. Klubi i paguan lojtarët. Kjo nuk është çështje parash, ai ka nënshkruar kontratë dhe kjo është e tëra”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...