Trajneri i Interit, Simone Inzaghi thotë se “Nerazzurri” do ta kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri italian insiston se këtë do të mundohen ta bëjnë për tifozët e tyre, derisa e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e nesërm, Benficën, përkundër faktit se e ka fituar lojën e parë në Portugali.
“E dimë se është pjesa e dytë e një loje ku e kemi avantazhin, por që është i pamjaftueshëm. Do të ballafaqohemi me një kundërshtar me vlera dhe na duhet një lojë me intensitet të lartë. Benfica do të na krijojë vështirësi, sigurisht, pasi është një ekip që ka kualitet”, deklaroi fillimisht trajneri Inzaghi për “Sky Sport”.
“Jemi të vetëdijshëm se jemi afër gjysmëfinales, por na mungojnë edhe 90 minutat e nesërm. Për ne do të jenë të rëndësishëm dhe të vështirë. Ne, së bashku me tifozët, duam t’ia dalim. Nuk ndodh shpesh të jesh në mesin e katër më të mirëve të Evropës dhe duam t’ua bëjmë dhuratë gjysmëfinalen tifozëve tanë”, vazhdoi trajneri i Interit.
“Gjysmëfinalja është e rëndësishme, ne e dimë rrugëtimin tonë. Kemi humbur pikë të rëndësishme në kampionat, por tash po mendojmë vetëm në garën e nesërme ndaj Benficas”, përfundoi Inzaghi./GE/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...