Interi ka konfirmuar zyrtarisht shitjen e Andrew Gravillon dhe Fabio Eguelfit.
“Nerazzurrët” duhet të plotësojnë rregullat në ‘FFP’ deri në fund të ditës së sotme dhe janë duke shitur shumë lojtarë për të arritur shumën prej 30 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Ever Banega do t’i bashkohet Sevillas për 9 milionë euro, ndërsa Gianluca Caprari do t’i bashkohet Pescaras kurse Federico Dimarco ka nënshkruar me FC Sionin në fillim të ditës.
Megjithatë, klubi tani ka konfirmuar edhe dy shitje të tjera.
“FC Internazionale Milano iu njofton që Andrew Rayan Gravillion i është bashkuar Benevento Calcios”, shkruan klubi në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare.
Një deklaratë e ngjashme konfirmon edhe transferimin e Eguelfit te Atalanta./arbresh.info
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...