Skuadra e Interit e ka bërë synim të tyre transferimin e yllit të Barcelonës, Pedro i cili nuk po ka hapësirën e duhur tek katalunasit.
Mediat në Itali sot kishin raportuar se Roberto Mancini ka kontaktuar me Pedron por një gjë e tillë e ka mohuar agjenti i lojtarit.
Antonio Sanz ka thënë: “E mohoj faktin që Mancini ka kontaktuar Pedron, e ardhmja e tij do të merret vesh në fund të sezonit.”
“Nëse lojtari nuk do të qëndrojë në Barcelonë sezonin e ardhshëm një kalim tek Interi do të ishte i mirëseardhur. Për momentin mund të them që Inter mbetet hipoteza e vetme për të. Në fund të sezonit do të vlerësojmë propozimin e Barcelonës pastaj do vendosim”./Arbresh.info/
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar