Klubi italian, Interi thuhet se ka etiketuar tre lojtarë të rinj për t’i transferuar gjatë verës për të rinuar skuadrën dhe për të përforcuar atë.
Interi po planifikon për afatin kalimtar të verës, me fokus në rinovimin e mbrojtjes së tyre duke zëvendësuar qendërmbrojtësit më të vjetër si Francesco Acerbi dhe Stephan De Vrij.
Kështu, drejtuesit e Nerazzurrëve kërkojnë të nënshkruajë me tre lojtarë të rinj brenda kampionatit italian.
Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Interi po shikon qendërmbrojtësit e Bolognës, Jhon Lucumi dhe Sam Beukema, të dy 26 vjeç, si nënshkrime të mundshme.
Përveç kësaj, Interi gjithashtu është i interesuar edhe për mesfushorin e Comos, Nico Paz, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A.
Paz shënoi 4 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje për Como këtë sezon, teksa Real Madridi ka të drejtën e riblerjes për argjentinasin. /Telegrafi/
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...