Interi është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Marcelo Brozovicit.
Mesfushori kroat është në përfundim të kontratës me “Nerazzurri”, shkruan “Gazeta Express’.
Por, ai mund të qëndrojë në “Giuseppe Meazza” edhe më gjatë.
Por, ndërkohë Zikaltrit janë duke e kërkuar lojtarin që mund të luajë kohë pas kohe në vend të përfaqësuesit kroat.
Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, kampioni aktual italian ia ka vënë syrin mesfushorit shqiptar, Kristian Asllani.
Lojtari i lindur në vitin 2002 është duke e kaluar një sezon pozitiv me Empolin dhe kjo ka bërë që ai t’ju bie në sy klubeve të mëdha.
Ndërkohë, Interi po e ndjek edhe lojtarin në pronësi të Romës, i huazuar nga janari në Getafe, Gonzalo Villar. /Gazeta Express/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...