Interi dhe Manchester United mund të bëjnë shkëmbimin e vitit në afatin kalimtar të janarit, duke shkëmbyer mesfushorët, Joao Mario dhe Henrikh Mkhitaryan.
Gjiganti italian është i gatshëm të pranojë largimin e portugezit, vetëm nëse arrijnë marrveshje me Manchester Uniter, për shërbimet e Henkrih Mkhitaryan, transmeton arbresh.info.

Mesfushori armeni dhe Jose Mourinho kanë prishur marrëdhëniet e tyre, dhe si duket trajneri portugez do ta largojë nga skuadra.
28 vjeçari përsëri nuk ishte përfshirë në skuadër nga Mourinho për ndeshjen e fundit të djajve të kuq, kundër West Brom, që e fituan me rezultat 1 me 2.
Jao Mario është një lojtar që i pëlqen Mourinhos dhe mund të ndodh një shkëbim ndërmjet të dy klubeve.

Sipas “Corriero dello Sport”, Interi dëshiron të transferojë një mesfushor në afatin kalimtar të janarit, dhe në krye të listës është armeni, Mkhitaryan, i ndjekur nga ish ylli i Chelseat, Ramires.
Po ashtu për shërbimet e Marios, raportohet se dhe Paris Saint-Germain është i interesuar. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës