Interi arrin marrëveshje me Romën për Nainggolanin

15:17 | 11 Qershor 2018
M. A.

Burime të shumta thonë se Interi ka arritur marrëveshje me Romën për të nënshkruar me Radja Nainggolan, për një shume rreth 30 milionë euro duke futur në marrëveshje edhe talentin e ri të Interit, Nicolo Zaniolo.

Bazuar në shkrimet e Tuttosport dhe Telelombardia, negociatat janë shumë afër marrëveshjes dhe priten të përmbyllen më 1 korrik, transmeton Gazeta Express.

Nainggolan i ka lënë dyert hapur për një ribashkim me ish-trajnerin e tij te Roma, Luciano Spalletin, i cili në krye me Interin, përfundoi në vendin e katërt në Serie A, duke siguruar kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Thuhet që mesfushori belg ka arritur marrëveshje për pagën me “Zikaltërtit”, për 4.5 milionë euro për stinor.