Sport Mediaset raporton se Interi është i vetmi klub që ka bërë “hapa konkret” për të nënshkruar me Papu Gomez ku ka ofruar Matias Vecino në një marrëveshje shkëmbimi edhe pse presidenti i Atalantas, Antonio Percassi dëshiron që ta bind argjentinasin që të qëndrojë në klub
Gomez ishte jashtë formacionit të Atalantas në Serie A, kundër Romës dhe Bolognas pasi që kishte pasur probleme në zhveshtore me trajnerin e tij, GIan Piero Gasperini.
Sipas disa raporteve në Itali, Gomez pritet që të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të janarit dhe se thuhej se Interi dhe MIlani janë të interesuar për të.
Drejtori i zikaltërve për sport, Piero Ausilio ka thënë se Gomez është një lojtar që “çdo klub e dëshiron” por ka inisistuar se nuk do të bëj me dikë biznes për sulmuesin në këtë moment.
Sipas SportMediaset, Interi është i vetmi klub që ka bërë hapa konkret për të nënshkruar me 32 vjeçarin.
Atalanta tashmë e ka informuar agjentin e Gomez që klubi nuk do ta lejon largimin e lojtarit pa para në afatin e janarit dhe se çmimi për të është 10 milionë euro. Interi raportohet se ka ofruar Matias Vecinon në një marrëveshje shkëmbimi me argjentinasin.
Sipas këtij raporti, presidenti i Atalantas, Antonio Percassi ende beson që ta bind Gomezin që të qëndrojë në klub deri në fund të qershorit dhe do të bisedojë me lojtarin dhe Gasperinin në ditët në vijim.
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...