Inter po konsideron mundësinë për të transferuar sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang në afatin dimëror.
Aubameyang ka qenë impresionues te “Topçinjtë” që nga koha kur është transferuar në vitin 2018 duke shënuar 51 gola në 82 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, nëse sulmuesi nga Gaboni nuk nënshkruan kontratë të re me Arsenalin, atëherë është i lirë për tu transferuar të ndonjë skuadër në verën e ardhshme.

Arsenali do të jetë i detyruar ta shesë brenda një kohe sa më të shkurtër pasi nuk dëshiron që vlera e tij të ulët ose sulmuesi të largohet si lojtar i lirë.
Sipas Tuttomercatoweb, trajneri i Interit, Antonio Conte është fans i madh i Aubameyang dhe janë duke monitoruar situatën e lojtarit.
Ende nuk është bërë ndonjë lëvizje, mirëpo “neurazurët” mund të provojnë ta transferojnë në afatin e janarit./arbresh.info
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...
Haxhiu në përkujtim të Masakrës në Studime: Për 2 orë, u vra...
“S’harrojmë, s’falim dhe s’heqim dorë nga drejtësia”, Osmani...