Barcelona është duke vazhduar përgatitjet për El Clasicon e këtij vikendi kundër Real Madridit.
Por, mesfushori Andres Iniesta i është bashkuar grupit këtë të premte duke kryer seancën e plotë stërvitore, transmeton portali arbresh.info.
Kapiteni i Blaugranëve nuk mori pjesë në seancën e zhvilluar të enjten. Mjeshtri i mesfushës së gjigantit katalunas nuk arriti të jetë i pranishëm për shkak të lëndimit që mori në finalen e Kupës së Mbretit, por tani i është rikthyer stërvitjeve.
Kjo El Clasico do të jetë e veçantë për mesfushorin kreativ për shkak se do të jetë hera e fundit që do të përballet kundër Real Madridit si një lojtar i Barcelonës.
Ai ka njoftuar për largimin nga kampioni në La Liga me përfundimin e këtij sezoni./arbresh.info/
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...
Maqedonci dhe Vengu vizitojnë forcat shqiptare dhe kosovare ...
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...
Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i ...