Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Senegalit, Demba Ba, iu ka bërë thirrje futbollistëve me ngjyrë ta braktisin Italinë pas stuhisë së racizmin që e kanë përjetuar së fundmi.
Tifozët e Cagliarit bënë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Interit, Romelu Lukakut, gjatë një ndeshjeje të Serie A fundjavën e kaluar, që ishte vetëm incidenti më i fundit në një varg të gjatë incidentesh të shëmtuara në stadiumet e kampionatit italian.
Për t’i përkeqësuar gjërat, tifozët ultras të Interit iu dolën në mbrojtje atyre të Cagliarit, duke i thënë Lukakut në një letër të hapur se britmat prej majmuni që u bënë ndaj tij nuk ishin raciste.
“Kjo është arsyeja përse unë pata vendosur të mos luaj atje edhe pse mundja”, shkroi Ba në Twitter.
“Në këtë moment, uroj që të gjithë lojtarët me ngjyrë do të largohen nga kjo ligë. Kjo natyrisht se nuk do ta ndalte budallallëkun dhe urrejtjen e tyre, por të paktën nuk do të kishte ndikim në ndeshjet e tjera”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...