Real Madridi thuhet se ka dërguar skautët për të vëzhguar mbrojtësin e AS Romas, Kostas Manolas, dhe sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.
Ata kanë luajtur të dy në barazimin 2 me 2 në stadiumin Olimpico mbrëmjen e së dielës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Tuttomercatoweb’, në Itali kanë qenë reprezentues të Real Madridit në bankina për t’i shikuar ata të dy në aksion.![]()
Në shënjestër ishte qendërmbrojtësi grek – Monalas dhe sulmuesin argjentinas – Icardi.
Asnjëri prej tyre nuk do të jenë në dispozicion për merkaton e transferimeve në janar, por Icardi ka një klauzolë të blerjes prej 110 milionë euro që është valide nga 1 deri 15 gushti.
Kjo mund të ri-negociohet para kontratës së re që lojtari nënshkruan, ndërkohë që “Nerazzurrët” janë në bisedime për të siguruar një marrëveshje të re.
Manolas ka një klauzolë të blerjes prej 36 milionë euro dhe tashmë është përfolur shumë për transferim nga disa klube angleze./arbresh.info/
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë