Mats Hummels ishte i ftuar në podcastin “Der Spiegel” ku foli sa i përket temës së momentit në futbollin botëror, Topi i Artë.
Të gjithë prisnin që ky çmim të shkonte për Vinicius Junior, por në fakt e mori mesfushori i Manchester City, Rodri.
Për mbrojtësin e Romës, Real Madridi e ka tepruar me mënyrën e reagimit pasi mesfushori i Manchester City fitoi trofeun më prestigjioz personal.
“Real Madridi tregoi një mungesë të madhe respekti. Ti nuk fiton zgjedhjet dhe nuk njeh garën pastaj, është pak si fryma që futi Donald Trump. Dhe është shumë mos respektuese për të tjerët, është një gjë e keqe shumë kjo. Nuk ka dyshim se dikush nga Real Madridi e meritonte Topin e Artë. Por mos harroni se- ka lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm, që janë po kaq të mirë. Është turp të mos i nderosh ata. Ka pasur skuadra që janë penalizuar shumë më tepër në futbollin ndërkombëtar”, tha Hummels.
Kujtojmë se Hummels u rendit i 29-ti në listën e Topit të Artë për këtë vit./Arbresh.info
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...