Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot stërvitjet për takimin jetik ndaj Sllovakisë.
Pas stërvitjes u ndal të flas rreth ndeshjes, Florent Hadërgjonaj i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, shkruan Arbresh.info.
Në një deklaratë të publikuar nga faqja e Federatës së Futbollist të Kosovës në Facebook, Hadërgjonaj ka thënë se atmosfera brenda ekipit është fantastike.
“Kjo ndeshje jo veç për mua, por për të gjithë futbollistët është historike, që ne të mund të arrijmë në finale dhe pastaj të mund të shkojmë në Botëror. Është e jashtëzakonshme. Jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi ndeshjen në fokus. Besoj që kemi atmosferë të mirë dhe kjo do të na ngritë më lartë”, ka thënë ai fillimisht.
Kualifikimin në Botëror ai e ka cilësuar ëndërr të jashtëzakonshme.
“Për mua personalisht ka qenë një ëndërr si në Botëror a Evropian. E kemi pas shansin ndaj Maqedonisë për Evropian, tash na erdhi shansi prapë për Botëror. Është e jashtëzakonshme. E kemi merituar me lojën si ekip. Secili i ka meritat e veta. Për ne është fokusi vetëm të fitojmë gjysmëfinalen, e pastaj të shohim për finale”, ka shtuar ai.
Të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:45, Kosova luan në udhëtim teksa në rast fitoreje do të luaj me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani për një vend në Kampionat Botëror./Arbresh.info
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...