Synimi i Juventusit për pozitën e trajnerit, Pep Guardiola, e ka ripërsëritur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, duke theksuar se me të kaltrit e Mançesterit do t’ia nisë nga fillimi sezonin e ardhshëm.
Thashethemet për kalimin e Guardiolës në Juve nuk po ndalen, edhe pse klubi dhe vetë trajneri vazhdimisht i kanë mohuar ato. Pikërisht këtë e bëri edhe të hënën 47-vjeçari, duke nënvizuar se nuk lëviz nga Anglia, transmeton Gazeta Express.
“Janë pesë ekipe shumë të mira këtu prandaj Premierliga është garë kaq e vështirë. Sezonin e ardhshëm do ta nisim nga fillimi dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha Guardiola.
Trajneri katalonas u pyet edhe për rivalitetin me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën.
“Rivaliteti ynë është i bukur, ama jo vetëm me të. Barça dhe Liverpooli janë dy ekipe shumë të mira. Të kuqtë janë kampionë të Evropës dhe janë shumë të fortë”, theksoi ai. /Gazeta Express/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...