Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar maksimalisht Erling Haaland, duke e cilësuar atë si sulmuesin më të mirë në botë, edhe pse nuk ka konfirmuar nëse norvegjezi do të startojë në ndeshjen e madhe ndaj Liverpool.
Haaland po kalon një periudhë jo të zakonshme për standardet e tij, me vetëm dy gola të shënuar në dymbëdhjetë paraqitjet e fundit. Për këtë arsye, Guardiola e kishte lënë atë në stol në fitoren 3-1 ndaj Newcastle në Kupën e Ligës. Megjithatë, trajneri spanjoll ka bërë të qartë se besimi i tij ndaj sulmuesit nuk ka ndryshuar.
“Nuk e di ende nëse do të luajë nga fillimi, por një gjë është e sigurt: Erling është sulmuesi më i mirë në botë”, ka deklaruar Guardiola.
Rënia e formës së Haaland ka reflektuar edhe në rezultatet e Manchester City, që aktualisht ndodhet gjashtë pikë pas Arsenal në garën për titullin e Premier League. Megjithatë, Haaland mbetet figura kryesore e sulmit të City dhe një nga lojtarët më të rrezikshëm në futbollin botëror.
Guardiola ka shmangur gjithashtu pyetjet për të ardhmen e tij në klub, duke kujtuar se ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Në kontekst të deklaratave të tij për luftën Izrael-Palestinë, ai ka përsëritur edhe qëndrimin e tij për konfliktet globale, duke theksuar se i dënon të gjitha dhe se si njeri ka të drejtë të shprehë ndjeshmëri për vuajtjet njerëzore.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...