Eros Grezda shënoi golin e tij të parë me Shqipërinë, në fitoren 2-3, në Antalia ndaj Turqisë.
Sulmuesi gjakovar tregoi për “Supersport” se ky gol i dha një emocion të pamasë, pavarësisht se ishte thjesht një ndeshje miqësore.
“Të them të drejtën u gëzova shumë për golin e parë me fanellën e kombëtares, pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore. Vrapova drejt bankinës nga entuziazmi dhe përpara më doli Panucci, që përqafova të parin dhe ndava gëzimin”, ka thënë gjakovari. Eros Grezda është një nga të besuarit e Panuccit, pasi ka luajtur gjithmonë si titullar, ndërsa sulmuesi i Osijekut në Kroaci tregon se po përshtatet gjithmonë e më shumë me ekipin dhe po arrin të japë më të mirën në fushë.
“Është ndeshja ime e 5-të me përfaqësuesen dhe ende nuk i njohim mirë lëvizjet e njëri-tjetrit. Me kalimin e kohës po harmonizohemi edhe më mirë dhe besoj se do të kem mundësi të jap më të mirën time”, ka deklaruar Grezda. Në fund, ai ka edhe një dedikim për golin e parë me përfaqësuesen.
“Golin ia dedikoj babait tim, që më ka mbështetur dhe është gëzuar shumë që unë u bëra pjesë e përfaqësueses”, ka përfunduar Grezda.

PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...