Atalanta luan sonte ndeshjen e raundit të fundit ndaj Barcelonës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, Berat Gjimshiti ka folur rreth kësaj ndeshje, shkruan Arbresh.info.
“Nëse fitojmë, shkojmë direkt në 1/8 finale. Kjo është një arsye më shumë për të bërë paraqitje të mirë kundër një ekipi të madh si Barcelona”, tha Gjimshiti.
Ai deri më tani e cilësoi këtë rrugëtim të sukseshëm.
“Mendoj për penalltinë e humbur kundër Arsenalit dhe për shumë raste që patëm ndaj Celtic. Ndoshta mund të ishim në një pozitë më të mirë në renditje, por gjithsesi kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer”, potencoi ai.
Disa ditë më parë, Berati u shpall lojtari më i mirë i kombëtares dhe për këtë u shpreh krenar.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur. Ky çmim më jep një motivim shtesë, si për Atalantën, ashtu edhe për kombëtaren”, përfundoi kapiteni i kombëtares.
Ndeshja mes Atalantas dhe Barcelonës fillon nga ora 21:00./Arbresh.info
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan