Gjermania ka mposhtur në penalti Italinë në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në Stade de Bordeaux, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy rundeve në penalti, skuadra e Joachim Low siguroi kualifikimin në rundin tjetër të Kampionatin Evropian 2016. Ishte fillimisht Gjermania ajo që kaloi në epërsi pas më shumë se një ore lojë, shkruan portali arbresh.info. Superylli i Arsenalit, Mesut Ozil dërgoi në avantazh për 1-0 skuadrën gjermane në minutën e 65′.
Megjithatë, Italia barazoi shifrat për 1-1 vetëm 13 minuta më vonë përmes një goli të shënuar nga pika e bardhë nga Leonardo Bonucci. Me këtë rezultat ndeshja shkoi në vazhdime, minuta të cilët nuk ishin të mjaftueshëm për të vendosur gjymsë-finalistin e tretë të këtij turne madhështor duke lënë gjithçka të varur nga penalltitë.
Gjermani në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimit Francë – Islandë, që zhvillohet nesër nga ora 21:00./arbresh.info.
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...