Steven Gerrard është duke u shqyrtuar për një rol të ri trajneri, ndërkohë që është pa skuadër prej se është shkarkuar nga Aston Villa.
Legjenda e Liverpoolit është kontaktuar nga Polonia për ta zënë vendin e Czeslaw Michniewicz në drejtimin e përfaqësueses – njofton The Sun.
Gerrard ishte i shkëlqyer në punën e tij të parë si trajner kur i drejtoi Rangers drejt triumfit të parë të titullit skocez që nga viti 2011.
Mirëpo, ai ishte më pak i suksesshëm te Aston Villa duke zënë vetëm vendin e 14-të në edicionin e kaluar, derisa këtë sezon e nisi dobët, ashtu që u shkarkua në muajin tetor.
Ish-futbollisti anglez është duke u konsideruar seriozisht për postin e përzgjedhësit të Polonisë dhe federata e atjeshme tashmë ka përgatitur një ofertë për të.
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...