Napoli dhe Gennaro Gattuso raportohet se do t’i ndajën rrugët këtë verë.
Siç raporton Sky Sport Italia javët e fundit ka pasur thashetheme për pozitën e ish trajnerit të MIlanit në Napoli dhe tashmë është shfaqur zhgënjimi në të e ku ata do të ndahen në qershor.
Gattuso fitoi Kupën e Italisë sezonin e kaluar por ka vuajtur që të jetë në krye të tabelës me Milanin këtë sezon në Serie A.
Me Napolin që për momentin janë në vendin e pestë në ligë dhe me nëntë pikë më pak se lideri, presioni është rritur në Gattuson.
Raporti thotë se kontaktet në mes të presidentit Aurelio De Laurentiis dhe ish trajnerit Rafael Benitez, kohëve të fundit janë rikthyer pas lidhjes se kontratave me Dalian, duke bërë që thashethemet për largimin e Gattusos në dimër të rritën.
Pas fitores 2-0 kundër Parmës mbrëmë, Gattusso kishte shprehur zhgënjimin e tij me De Laurentiis pasi që kishte theksuar se ai ka “refuzuar” të gjitha propozimet për prurje të reja që kishin shkuar në tavolinë të tij.
Sky Sport Italia ka thënë se për momentin ata kanë marrëdhënie të ftohtë dhe të dy pritet të ulën dhe ta diskutojnë marrëdhënien e tyre të punës në fund të sezonit.
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...