Mesfushori serb, Uros Racic, ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare para ndeshjes që do të zhvillohet këtë të shtunë në “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026.
I grumbulluar rishtas në Kombëtaren e Serbisë, ai ka folur sot për mediat, duke komentuar përballjen e dy kombëtareve ballkanike.
“Kam munguar në grumbullimin e fundit të Serbisë, por sigurisht që kam bërë tifoz nga shtëpia. Fitoret kanë shumë rëndësi dhe mendoj se rikthimi në kombëtare më ka dhënë një ndjesi të mirë”, ka thënë Racic.
Ai ja vlerësuar kundërshtarin dhe përgatitjet për një përballje të fortë.
“Shqipëria është një rivale që meriton respekt. Ajo çfarë tregoi në Euro 2024 do të thotë shumë. Do të jetë një ndeshje e fortë sportive dhe mendoj se si ata edhe ne mezi po e presim”, ka thënë Racic./rtk
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
Putin nënshkruan ligjin që i lejon Rusisë të injorojë vendim...
VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas z...
Duka komenton raportin me Tifozat Kuq e Zi: I kemi prishur p...
Rama: Vlonjatëve të mi u kërkoj ndjesë, pajisjet që duhen po...