Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë për çështjen e Super Ligës ka sjellë një seri reagimesh nga mbarë opinioni sportiv në botë. Federata Shqiptare e Futbollit, po ashtu ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje.
Përmes një postimi në rrjete sociale, FSHF thekson se është kundër krijimit të Superligës, duke përsëritur dhe një herë tjetër se futbolli u përket të gjithëve.
“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë’.
Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...