Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, priti në një takim presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, për të diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëri-Serbi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo hap , që nga mbërritja e lojtarëve, të tifozëve, të miqve nga Serbia, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes.
Drejtori i Policisë së Shtetit Çako garantoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka, se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj , qoftë në burime njerëzore ashtu dhe në logjistikë.
Çako ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe se do të forcojnë akoma më shumë masat me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj incidenti i mundshëm që mund të ndodhë.
“Masat janë të shumëllojshme, nga toka dhe nga ajri, por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtjen e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare”, ka thënë Çako.
Nga ana e tij Armando Duka ka theksuar se do të vendosë në dispozicion të Policisë së Shtetit , listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që Policia të këtë mundësi të kryej verifikimet e nevojshme.
Njëkohësisht Duka , ka vlerësuar masat që policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë duke shprehur dakordimin për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave, gjithmonë në funksion të mbarëvajtjes së ndeshjes . Në takim u vendos që një grup nga Policia e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë riguanicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.
Basha për Dacin: Punoi pa u ndalur për interesat e popullit ...
Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme...
Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijet...
Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të kl...
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...