Turqia na “pushton” sërish, Shqipëria thuajse jashtë Europianit (Video)

22:56 | 21 Qershor 2016
Arbresh.info

I kishim të gjitha shpresat te Turqia, por është pikërisht skuadra e Fatih Terim që na nxjerr nga Europiani. Turqit fituan 2-0 në ndeshjen e fundit ndaj Çekisë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Një gol i Burak Ylmaz në pjesën e parë dhe një i Tufan në të dytën ishin të mjaftueshëm që skuadra turke të koleksionojë tre pikët e para.

Në fakt ata kanë të njëjtët pikë si ne me nga 3, dhe të njëjtën golaverazh -2, por kanë avantazhin se kanë shënuar 2 gola, ndërkohë që ne vetëm 1 dhe për këtë fakt ata mbeten në garë për t’u kualifikuar.

https://www.youtube.com/watch?v=XaKC20EYi38

Shpërndaje në rrjete sociale