Kukeli: Nuk e meritonim eliminimin

00:09 | 23 Qershor 2016
Arbresh.info

Skualifikimi zyrtare i kombëtares shqiptare nga Euro 2016, ka ngjallur reagime te shumë futbollistë.

Ndeshjet e bukura gjatë fazës së grupeve dhe shpirti fitues i grupit i shfaqur gjatë Euro 2016, ka bërë që mesfushori i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, të reagoj pas eliminimit duke thënë se ishte i pamerituar.

Pas barazimi të Portugalisë ndaj Hungarisë me rezultat 3:3, përfundoi ëndrra për Shqipërinë, e cila i jep fund kështu eksperiencës emocionues të Kuqezinjve në Kampionatit Evropian.

“Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares Shqiptare, ne nuk e merituam që të eliminohemi”, ka shkruar Kukeli në rrjetin social ‘Facebook’.-shkruan albeu.

“Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja për 90 minuta lojë, por ndikon edhe fati. O sa mirë me qenë SHQIPTAR”, ka shkruar më tej mesfushori i kombëtares

Shpërndaje në rrjete sociale