Skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me një detyrë aspak të lehtë në ndeshjen e tyre të parë të sezonit si mysafirë.
Liverpooli udhëton për ndeshjen ndaj Palaces për herë të parë në sezonin 2018/19 në Premierë Ligë që sapo ka filluar, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” kanë fituar takimin e tyre të parë ndaj West Hamit me rezultat 4 me 0 javën e kaluar, gjë që ishte mjaftë impresive duke marrë parasysh qëllimin e tyre.
Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fushë në minutat e fundit të takimit dhe sipas parashikimit të formacionit nga ‘talkSPORT’, anësori kosovar do të fillojë në të njëjtën formë edhe ndeshjen e ardhshme.
Ndërkohë, Palace e nisi gjithashtu mjaftë mirë duke siguruar tri pikë me fitoren 2 me 0 ndaj Fulhamit.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 të hënën./arbresh.info/

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...