Hoffenheimi dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e premte).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Rhein Neckar Arena në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në fuqi gjerman rikthehet në aksion me këtë ndeshje si mysafirë pas pushimit dimëror.
Djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Niko Kovac kanë një detyrë mjaftë të vështirë sonte për shkak se nikoqirët janë të pamposhtur në dhjetë ndeshjet e tyre të fundit dhe janë në rrugë të duhur për të siguruar sërish kualifikimin në futbollin evropian.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/


Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...