Mauro Icardi do të jetë titullar te Interi për herë të parë pas dy muajve kur ata do të luajnë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Genoas në Serie A.
Icardi nuk ka luajtur qysh pas largimit të shiritit të kapitenit nga Interi më 13 shkurt, por përfundimisht i është kthyer stërvitjeve javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht se trajneri Luciani Spalletti është betuar për të mos shfrytëzuar sulmuesin fillimisht, ai është tërhequr në konferencën për shtyp para ndeshjes duke konfirmuar madje se argjentinasi do të jetë titullar.
Ai do të ketë edhe mbështetjen e Radja Nainggolanit, i cili është rikuperuar nga lëndimi në pulpë.
Nga ana tjetër, Genoa ka humbur kapitenin Domenico Criscito për shkak të suspendimit, andaj Giuseppe Pezzella do të jetë në fushë si mbrojtës i krahut të majtë.
Casere Prandelli gjithashtu mund të shkojë me dy sulmues – Christian Kouamen dhe Antonio Sanabrian.
“Nerazzurrët” mund të përforcojnë pozitën e tretë duke shkuar me katër pikë para rivalit të tyre – Milanit./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm i Genoas: Radu; Pereira, Romero, Zukanovic, Pezzella; Lerager, Rolon, Radovanovic, Lazovic; Kouame, Sanabria
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Dalbert; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi
Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, Stradner: Sinjal i f...
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan