Kampioni i ri i boksit në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua, e falënderoi Zotin pas triumfit të tij në rimeçin kundër Andy Ruiz Jr, ndërsa gjeti kohë edhe për ta lavdëruar Andy Ruiz Jr.
Gjashtë muaj pas meçit që e tronditi botën e boksit, Anthony Joshua i është hakmarrë Andy Ruiz Jr, duke i rifituar titujt e tij të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në boks – WBO, WBA edhe IBF.
“Pikë së pari, dua ta falënderoj Zotin, Bismilah. Dikush si unë nuk arsyetohet. Kjo ka të bëjë me boksin, unë jam mësuar t’i nokautoj kundërshtarët, por herën e kaluar vendosa ta përmirësoj veten”, ka thënë Joshua.
“E respektoj shumë Andyn, familjen dhe trajnerin e tij., Me këtë meç desha ta dëshmoj se sa inteligjent duhet të jesh në këtë sport. Mentaliteti im ka mbetur gjithmonë i njëjti: Qëndro i uritur dhe qëndro modest”.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...