Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, të cilat zhvillohen më 8 tetor, përkatësisht më 12 tetor.
Seanca e sotme stërvitore u mbajt në mesditë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, e ku përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij punuan në shumë segmente të lojës, veçmas në lojën nën presion dhe tranzicion të shpejtë, duke pasur parasysh ritmin e lartë të lojës të cilin e aplikon kundërshtari i radhës.
Edhe në këtë stërvitje djelmoshat dardanë punuan me përkushtim të madh, derisa humori i tyre si zakonisht është në nivel.
Gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për duelin me suedezët, gjë të cilën e shprehën pas stërvitjes në deklaratat e tyre edhe Herolind Shala dhe Florent Hadërgjonaj.
“Stërvitjet po shkojnë mirë. Sot kemi punuar me intensitet shumë të madh dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen. Atmosfera në Kombëtare gjithmonë është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të kënaqur dhe po e presim me padurim ndeshjen me Suedinë. Normalisht presim një ndeshje të vështirë sepse e dimë se me çfarë ekipi do të ballafaqohemi. Suedia është një ekip me shumë cilësi, por mendoj se mund t’i befasojmë dhe kemi mundësi të marrim pikë. E dimë se Dardanët gjithmonë i kemi mbrapa vetes dhe shpresoj të vijnë sa më shumë dhe besoj se do t’i bëjmë krenarë”, ka theksuar Shala.
Ndërkaq, Hadërgjonaj ka thënë se i njohin cilësitë e suedezëve, por si në çdo ndeshje tjetër hyjnë për fitore.
“Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara. Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira. Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje. E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar. Atje do të ketë shumë tifozë tanë dhe pa dyshim do të jetë diçka speciale”- ka thënë Hadërgjonaj.
Edhe stërvitjen e nesërme Dardanët e zhvillojnë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në orën 12:00. /arbresh.info/
Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme për shka...
LDK nesër organizon mbledhje komemorative për Bujar Bukoshin
Zyrtare: Dortmundi prezanton talentin anglez Jobe Bellingham
Arbnor Spahiu dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në B...
Sulmi në Graz të Austrisë: Mes viktimave 6 vajza dhe 3 djem,...
Britania vendos sanksione ndaj dy ministrave izraelitë