Chelsea është afër triumfit të madh në UEFA Evropa Ligë.
“Blutë” janë fare pranë për të siguruar trofeun e parë për këtë edicion pas një tjetër goli të shënuar kundër Arsenalit në stadiumin olimpik Baku, shkruan portali arbresh.info.
Oliver Giroud zhbllokoi shifrat duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 49′ para se Pedro të dyfishonte shifrat pas një ore lojë për 2 me 0.
Goli i tretë i realizua nga Eden Hazard nga pika e bardhë në minutën e 65′.
Unai Emery kreu dy zëvendësime për të ndryshuar gjërat, gjë që edhe ndodhi për shkak se Alex Iwobi shënoi për 3 me 1 menjëherë pas inkuadrimit.
Por, Hazard gjeti portën sërish duke shënuar për 4 me 1./arbresh.info/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...