Superliga e Kosovës në futboll do të fillojë sezonin 2023/24 më 12 gusht.
Ndërkohë vetëm një javë më vonë garat për sezonin e ri do të fillojnë edhe në dy grupet e Ligës së Parë.
Tani FFK ka njoftuar për ligat e tjera si ajo e dyta dhe e juniorëve dhe kadetëve kur do të fillojë.
Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Superligës dhe Ligës së Parë të juniorëve dhe Superligës së kadetëve, ka vendosur që edicioni i ri i garave 2023-2024, të nisë më 26-27 gusht.
Njëherit, Komisioni i Garave mori vendim që tërheqja e shortit për edicionin e ri të bëhet të hënën (më 7 gusht) duke filluar nga ora 11:00 për Ligën e Dytë, 11:15 për Superligën e kadetëve, 11:30 për Superligën e juniorëve dhe nga ora 11:45 për Ligën e Parë të juniorëve. /Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A