Është zyrtarizuar ardhja e gjigantit italian, Milan në Kosovë.
“Rossonerët” do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë një ndeshje miqësore.
Kundërshtari i Milanit në këtë takim do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli.
Lajmi është konfirmuar nga organizatori i kësaj ndeshje Agron Selimi.
I ftuar në “Sports Show”, Selimi në mes të tjerash ka zbuluar se edhe treshja legjendare, Andriy Shevchenko, Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini do të zbarkojnë në kryeqytetin kosovar.
“Në Prishtinë, Milani do të vjen me skuadrën e parë”, tha fillimisht Selimi.
“Me ta do të vijnë edhe Maldini, Boban dhe Shevchenko, të cilët janë edhe pjesë e klubit italian”, pohoi Selimi.
“Me siguri, do të kemi një befasi së shpejti nga njëri prej tyre”, shtoi Selimi
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...