Federata e Boksit shpall më të mirët e 2021-ës, Patriot Behrami dhe Donjeta Sadiku laureatët e vitit

14:31 | 18 Janar 2022

Federata e Boksit e Kosovës sot ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve për vitin 2021.

Çmimet kryesore i fituan boksierët e Gollakut. Patriot Behrami dhe Donjeta Sadiku, që të dytë të Gollakut, janë laureatët e vitit 2019 të zgjedhur nga Federata e Boksit e Kosovës.

Trajneri më i mirë u zgjodh Besim Brahimi i KBO Gollakut, ndërsa gjyqtar më i mirë i vitit Latif Demolli. Punëtori sportiv u zgjodh Agron Kamberi dhe klubi më i suksesshëm KBO Gollaku. Federata ndau mirënjohje edhe për medalistët e Kampionatit Ballkanik, për Donjeta Sadikun, Shpejtim Bajokun, Besart Pirevën, Patriot Behramin dhe Bashkim Bajokun.
Si gjithmonë u zgjodhën edhe ndër më të mirët të seniorët, ku janë: Leotrim Rexhepi (Drita), Besfort Merlaku (Fushë Kosova), Çlirim Zekaj (“Sport Center”), Jozef Rrasi (Gjakova 137), Ardit Delijaj (Peja), Armend Neziraj (“Sport Center”), Artan Shaqiri (Gollaku), Besnik Zushi (Kalaja), Flamur Sejfijaj – (Peja). Ndërkaq, epiteti i boksierit më të mirë për U-18 i takoi Erdonis Maliqi (Drita), pas tij janë: Luar Aliu (Gollaku), Dionis Gashi (Prishtina), Remzo Mustafiq (Diakonie Kosova), Riad Konushevci (Gollaku), Altin Shala (Diakonie), Renat Mehmeti (Fushë Kosova), Endrit Hoxha (Prizreni), Jeton Berisha (Gollaku), Erdison Ismajli (Sport Center) dhe Rilind Muriqi (Besa).

Laureatit i vitit për 2019 për U16 u zgjodh Leonit Gubetini i KB Gollakut, ndër më të mirët janë: Leotrim Berisha (Prizreni), Gentrit Gashi (Trepça ’89), Bajram Bushati (Sport Center), Behar Pestreshi (Treppa ’89), Lorent Murati (Besa), Endi Surdulli (Drita), Elis Bajrami (Gjakova 137), Rinor Bublica (Kastrioti) dhe Edmond Bucolli (Drenasii). Përveç boksierëve u zgjodhën edhe boksieret më të mira për U-18 për vitin 2019, si Fjolla Qunaj (Gollaku), Aanamaria Koni (Prizreni), Lirie Mazreku (Prizreni) dhe për U-16 më e mira është Erinda Veliu (“Skënder Salihu”- Shtime), pastaj janë Alnera Brahimi (Gollaku), Suela Canolli (Gollaku) dhe Liberta Haxholli (Gollaku). Shpresat e boksit janë: Altior Luma (KBO Gollaku) e Endrit Jerliu (Drita).

Kujtojmë se, ceremonia u mbajt në Hotel Sirius, Prishtinë në ora 12:00. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara