Ndeshja e madhe ndërmjet Bayern Munich dhe Liverpool po afron.
Në prag të ndeshjes më interesante në fazën e 1/16-ës së finales, dilemat për fituesin janë sigurisht shumë të mëdha.
Përkundër formës të jashtëzakonshme të anglezëve, kundër një skuadre si Bayern, nuk mund të konsiderohen favorit.
Për çështjen e favoritit është pyetur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
“Gjithmonë thuhet se ne jemi favoritët e mëdhenj. Mendoj se kjo është qesharake” ka thënë ai për “Sky Sport Germany”.
“Shoh dy skuadra jashtëzakonisht të forta përballë njëra tjetrës, dhe nuk di se kush do të kalojë tutje” ka thënë tutje ai.
“Nuk mendoj se e kemi të sigurt kalimin tutje. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Por, nuk do të jetë e lehtë për Bayern” ka thënë ndër të tjerash trajneri gjerman.
Kujtojmë se Jurgen Klopp ishte përballur shpeshherë me Bayern, sa ishte trajner në Bundesliga.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...