Hans-Dieter Flick do të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelonën të mërkurën, më 29 maj, sipas Fabrizio Romanos.
Kjo ndoshta do të jetë dita kur klubi do të prezantojë gjermanin si trajnerin e ri të tyre.
Flick mbërrin në Barcelonë të martën (28 maj). Ai do të kalojë pak kohë në qytet përpara se të bëjë një vizitë në zyrat e klubit të nesërmen.
59-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Blaugranasit.
Ai ka mbetur pa skuadër që nga shtatori i vitit 2023 kur u shkarkua si trajner i Gjermanisë.
Hansi Flick udhëhoqi Bayern Munich drejt Ligës së Kampionëve në vitin 2020, atë sezon kur e kishte mposhtur Barcelonën 8-2. /Telegrafi/
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...