Fabio Capello është aktualisht te zyrat qendrore në Suning për të nënshkruar kontratë me klubin Jiangsu Suning duke marrë me vete edhe Gianluca Zambrottan dhe Cristian Brocchin.
Ish trajneri i Anglisë dhe Rusisë do t’i rikthehet menaxhimit te klubi në Super Ligën e Kinës, transmeton portali arbresh.info.
‘Sky Sport Italia’ ka shfaqur pamje këtë mëngjes të Capellos duke vizituar qendrën sportive të klubit Jiangsu Suning ku do të nënshkruaj një kontratë 18 mujore me vlerë 10 milionë euro.
Capeollo pritet të sjell fytyra familjare me të si pjesë e stafit, përfshirë Zambrottan dhe ish trajnerin kujdestar të Milanit, Cristian Brocchi.
Marcello Lippi është tashmë trajner i skuadrës kombëtare të Kinës, ndërsa Fabio Cannavaro është në bankinë te Tianjin Quanjian./arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...